Ka ndodhur

Lushnjë, 65-vjeçari plagoset me kallshnikov nga vëllai për motive pronësie (Foto-Video)

Një 65 vjeçar në Lushnjë është plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të premte nga vëllai i tij për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit pranë banesës së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Faik Veliu.

Policia sqaron se autor i dyshuar i plagosjes, është vëllai i Faik Veliut, Sami Veliu, i cili është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.

I plagosuri ka qenë duke u shërbyer bagëtive dhe sapo ka dalë nga dera e kasolles është qëlluar me armë zjarri kallashnikov nga vëllai i tij.

Pas ngjarjes, autori u arratis dhe u fsheh në një shtëpi të braktisur të fshatit. Aty iu gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.

I plagosur është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës për marrjen e ndihmës së parë mjekësore dhe më pas është nisur për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij paraqitet e rëndë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë