Ka ndodhur

Trajleri batohet në aksin Kavajë-Durrës, bllokohet rruga në drejtim të Tiranës

Një trajler është batuar në dalje të aksit rrugor Kavajë-Durrës mbrëmjen e të enjtes pa shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Duke parë se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë–Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Policia thotë se po punon intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë