Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e Bulqizës me akuzën e kultivimit të kanabisit. Pas hetimeve 3-mujore, u vunë në pranga shtetasit U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë dhe E.B., 24 vjeç; M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë” njofton policia.
Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje.
Në Tepelenë, dy persona kanë rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi. Uniformat blu arrestuan shtetasin Ramo Cakaj, banues në fshatin Veliqot, pasi në afërsi të fshatit ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike.
Ndërsa në Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Hunda, 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje.
Po ashtu, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe një është shpallur në kërkim, me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në vendin e quajtur “Mal Vilës”, Zalla Bastar.
Policia thotë se ka vënë në pranga H.Gj., 26 vjeç, N.Gj., 48 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Xh.Gj., 54 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasi R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe shtetasi F. K., 51 vjeç (kryeplaku i fshatit Mal Vilës) për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




