Ka ndodhur

Tentuan të udhëtojnë me dokumente false italiane, arrestohen 3 të rinj në Rinas

Tre të rinj janë arrestuar, pasi u kapën në aeroportin e Rinasit duke tentuar të udhëtonin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.

Të rinjtë me iniciale P.C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E.H., 22 vjeç nga Tirana, do të udhëtonin në Bolonja. Ata kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftime italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetësore italiane, të dyshuara si të falsifikuara.

Tre të rinjtë u arrestuan në flagrancë për akuzën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe falsifikim të dokumenteve të kryera në bashkëpunim. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë