Ka ndodhur

Vlorë, humb jetën pas një opercioni në spital një 23-vjeçare

Një 23-vjeçare në Vlorë është ndarë nga jeta pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa e reja ndërroi jetë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se vajza, nënë e dy fëmijëve, kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit kaloi në gjendje të rëndë.

Mjekët reanimatorë kanë ndërhyrë duke e futur në sallën e operacionit, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë për shkak të parametrave shumë të ulëta jetësore. Po ashtu, mësohet se 23-vjeçarja kishte shkuar në spital me urgjencë mëngjesin e së mërkurës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë