Data 22 shtator shënon “Ditën pa Makina” në kryeqytet tashmë prej disa vitesh. Kështu, këtë të mërkurë, prej orës 08:00 ka nisur kufizimi i qarkullimit në disa prej rrugëve të kryeqytetit, i cili do të vazhdojë deri në orën 14:00.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:
-Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
-Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
-Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
-Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.
Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, “Dita pa Makina” synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




