Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit. Policia sqaron se mjetet janë djegur rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë.
Sipas informacioneve, mësohet se të dy mjetet janë në pronësi të shtetasit T.K., banues këtë fshat. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Hetimet do të zbulojnë nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo gjithçka ka ndodhur për shkak të ndodhë defekti teknik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




