Bota

Thyhet rekordi në Maqedoni, 41 të vdekur nga Covid-19 brenda ditës, mes tyre një 18-vjeçar

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar të shtunën 41 të vdekur me koronavirusi, duke thyer rekordin e viktimave brenda këtij viti.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë; 23 në Shkup, katër në Tetovë, tre në Kumanovë dhe Kërçovë, dhe nga një në tetë qytete tjera.

Në mesin e viktimave është edhe një 18-vjeçar, një 23 vjeç, një 31, dy të moshës 40 vjeçe dhe të tjerët të moshës mes 50 dhe 85 vjeç.

Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 36 kanë ndërruar jetë në spitale dhe gjashtë nëpër shtëpitë e tyre.

Numri i viktimave tani ka arritur në 6,437 persona, shumica prej tyre janë regjistruar në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar edhe për 539 të infektuar me koronavirus nga 5,589 teste të bëra.

Sipas raportit, 245 persona janë shëruar. Numri i rasteve aktive me koronavirusi ka arritur në 13,261.

Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar masa shtesë nëse gjendja epidemiologjike me COVID-19 përkeqësohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë