Ka ndodhur

Reshje të dendura në Kukës, përmbyten disa rrugë dhe probleme me energjinë

Mëngjesin e të shtunës, Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, duke shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit. Reshjet nisën orët e para të mëngjesit dhe kanë përfshirë të gjithë verilindjen. Mësohet se problematika ka pasur me qarkullimin e mjeteve në akset kryesore, por edhe ato rurale.

Ndërkohë në rrugët e qytetit ka prezencë të madhe uji. Shiu ka sjellë rrëshkitje dherash dhe inertesh në aksin Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi. Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.

Po ashtu edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morinë është në pushtetin e ujërave dhe të dherave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë