Ka ndodhur

Divjakë/ Mjeti përfundon në një kanal me ujë, humb jetën 44-vjeçari

Një 44-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në një aksident rrugor të ndodhur në fshatin Babunjë të Divjakës, Lushnjë.

Viktima, i identifikuar me inicialet A.Q., ka qenë duke udhëtuar i vetëm në zonën e quajtur Divjakë-Pushimi i Shoferit, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe për fat të keq ka rënë në një kanal me ujë.

Ai ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë