Një 28-vjeçar me iniciale E.Sh., banues në Durrës, është arrestuar, pasi po tentonte të vidhte një automjet tip “Benz” në Lushnjë.
Sipas policisë, i dyshuari rezulton autori i vjedhjes së një tjetër automjeti të ndodhur një javë më parë në fshatin Lumth.
Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative, se në lagjen “Gafurr Muço”, po vidhej një automjet, menjëherë policia ka kapur autorin.
Gjatë arrestimit, të riut i janë kapur me vete mjete pune, si kaçavida, pinca, levë hekuri, të cilat i ka përdorur për të hapur mjetin.
Materialet procedurale do i Kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




