Ka ndodhur

Furgoni përplas për vdekje të moshuarën në Lushnjë

Një grua e moshuar ka humbur jetën në Lushnjë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat në dalje të Karbunarës, ku një automjet tip furgon ka shkaktuar aksidentin tragjik.

Mësohet se  ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Ndërkohë akoma nuk ka një informacion nga policia në lidhje me identitetin dhe moshën e viktimës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë