Për të dytën ditë me radhë punëtorët ditorë nuk janë lejuar të kalojnë në Mal të Zi nga autoritetet policore në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Për shkak të ndryshimit të masave kundër pandemisë dhjetëra punëtorëve sezonalë u kërkohet çdo ditë një tampon që kushton 23 euro për të kaluar kufirin.
Ata thonë se kjo kosto është e papërballueshme ndaj kërkojnë një zgjidhje. Pala malazeze ka kthyer mbrapsht dhjetëra punëtorë shqiptarë që kishin një test të kryer në Shkodër.
Pati edhe punëtorë të vaksinuar që janë kthyer mbrapsht për shkak se nuk ishin mbushur 14 ditë nga marrja e dozës së dytë. Sipas tyre, kostoja shtesë e kërkuar në kufi është e papërballueshme.
“Nuk na e pranojnë testin që kemi, duan ta bëjmë këtu 23 euro”, – shprehet një qytetar, i cili është kthyer në kufi.
Masat e reja u vendosen të hënën, 14 shtator, nga pala malazeze dhe kjo solli problematikë për punonjësit shqiptarë.
Janë rreth 100-200 punonjës ditorë që mbajnë familjet me këtë punë krahu në shtetin malazez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




