Ka ndodhur

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një i mitur

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, ku dy  të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A, kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R.

Ky i fundit ndodhet në spital, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë