Ngjarje

Bashkia Pukë, institucioni i parë që vendos kusht vaksinën ose tamponin për administratën

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, ka urdhëruar se duke filluar që nga kjo e hënë, 13 shtator, çdo punonjës i administratës shtetërore duhet të paraqesë në punë një certifikatë vaksnimi.

Vendimi është marrë nga Gjonaj për shkak të numrit të lartë të infektimeve në territorin e kësaj bashkie.

“E pashë të arsyeshme, duke marrë në konsideratë dhe të gjithë objektivat kryesore të ministrisë së shëndetësisë. Gjithë stafi në tërësi jemi shumë prapa. Ju i kujtoni ditët e para, kujtoni dhe shqetësimet dhe shpenzimet”, - thotë ai në një mesazh në Fb.

Po ashtu, Gjonaj ka vendosur se të gjithë ata punonjës të administratës që nuk vaksinohen, duhet të bëjnë tampon çdo javë.

“Sot jemi para një detyrimi të rrojmë apo të mos rrojmë. Të rrojmë do të thotë të vaksinohemi. Të mos rrojmë, jemi në kushtet të mos vaksinohemi", shton ai.

Gjonaj ka shtuar se në qytet dhe godinat e institucioneve do të nisë dezinfektimi. "Në rast të kundërt nuk ka asnjë masë ndëshkuese, por çdo punonjës do i nënshtrohet tamponit javor. Nuk do pranohet asnjë punonjës i administratës të nisë javën në punë pa bërë tamponin", - tha kryebashkiaku.

Vendimi i kryetarit të Bashkisë së Pukës, është i pari sa i takon vaksinimit të detyrueshëm anti-Covid në administratën shtetërore shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë