Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka fajësuar administratorin e pallatit dhe “personin përgjegjës” që nuk kanë regjistruar ashensorin e pallatit, ku ndodhi aksidenti në një nga banesat e kompleksit “Fratari” në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.
Sipas inspektoriatit (ISHMT), ligji detyron një person përgjegjës, por nuk thotë se çfarë detyre ka ky person. A duhet të jetë kompania që vendos apo shet ashensorin dhe a duhet të jetë kompania që ka bërë ndërtimin??.
Publikisht, inspektoriati, duke e zhevshur veten nga përgjegjësia, jep një sqarim gjysmak.
Inspektoriati thotë gjithashtu se ”pallati duhet të zgjedhë një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve”.
Megjithëse kjo është një ngjarje e rëndë, që fatmirirësisht nuk pati viktima, paracaktimi i përgjgjësisë tek banorët nga Inspektoriati, e lë gjarjen pa fajtor, të paktën përkohësisht sa pa nisur një hetim.
Mirëpo, përveç fajit nominal, çështja që shtrohet është, sa ashensorë të tillë mund të ketë në të gjithë Tiranën dhe në gjithë Shqipërinë. Pse duhet lënë deklarimi , verifikimi apo ekzistenca e ashensorëve në dorë të administratorit. Por kur pallati nuk ka administrator?!.
Pse agjencitë përgjegjëse dhe enkas ISHMT-ja, të mos i ketë të regjistruar ashensorët, që kur hyjnë si import në doganën shqiptare, të kërkojë për ta raporte perdiodike nëse janë në punë ose jo dhe nëse janë të sigurt nga ana teknike, nëse ata janë montuar në pallate.
Po nëse këta ashensorë të montuar sipas tyre jo formalisht, pësojnë difekte, kush duhet t’i kontrollojë?
ISHMT-ja paguhet nga çdo shqiptar që në pallatin e tij ka një ashensor për të pasur situatën nën kontroll dhe nuk është e kundërta. Se ndryshe çfarë kputimi ka që kemi shtet?!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.