Kur kanë kaluar 20 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, FBI ka nxjerrë një dokument të deklasifikuar me 16 faqe, që lidhet me mbështetjen logjistike të ofruar për dy prej rrëmbyesve sauditë në prag të tragjedisë.
“Al Jazeera” raporton se dokumenti përshkruan kontaktet që rrëmbyesit kishin me bashkëpunëtorët sauditë në Amerikë, por nuk ofron prova nëse qeveria saudite ishte bashkëpunëtore në komplot.
Në dokumentin prej 16 faqësh, thuhet se dy nga rrëmbyesit, Nawaf al-Hazmi and Khalid al-Midhar, kishin hyrë në SHBA si studentë në vitin 2000. Ata ishin ndihmuar nga Omar al-Bayoumi, i cili kishte statusin si student por ishte vizitor i rregullt në konsullatën e Arabisë Saudite në Los Angeles.
Në dokumentet e FBI thuhet se ky person kishte “status të lartë në konsullatë”. Ai i ndihmoi dy rrëmbyesit në infrastrukturë dhe financiarisht.
Ky është regjistrimi i parë hetimor që zbulohet pasi presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një rishikim të deklasifikimit të materialeve që prej vitesh kanë mbetur jashtë syve të publikut.
Spekulimet për përfshirjen zyrtare u mbyllën menjëherë pas sulmeve kur u zbulua se 15 nga 19 sulmuesit ishin sauditë. Nga ana tjetër Osama bin Laden, udhëheqësi i al-Kaedës në atë kohë, ishte gjithashtu nga një familje e shquar në mbretëri.
Sidoqoftë, qeveria saudite ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje. Ambasada saudite në Uashington tha se çdo pretendim se Arabia Saudite ishte fajtore në sulme, ishte “kategorikisht i rremë”.
Ka pasur shumë spekulime që Arabia Saudite të ketë qenë e përfshirë në sulmet e 11 Shtatorit, por në raportet e FBI-së nuk ka asnjë lidhje mes sulmeve dhe qeverisë saudite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.