Ka ndodhur

Sekuestrohen 19.5 kg kanabis, 4 të arrestuar në Shkodër

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës të akuzuar për shpërndarje dhe kultivim të lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar 19.5 kg kanabis.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Bena” është bërë i mundur arrestimi i një 40-vjeçari për shpërndarje të dozave të forta.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur dhe arrestimi i dy vëllezërve në Vaun e Dejës , shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç të cilët dyshohen se kanë tentuar disa herë që të kultivuar lëndë narkotike.

I arrestuar në këtë operacion është dhe një 44 vjeçar i akuzuar për kultivim narkotikësh. Ndërkaq policia ka bërë të mundur sekuestrimun e 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa si dhe doza me lëndë narkotike kokainë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë