Mali i Zi ndryshon sërish rregullat e udhëtimit për të gjithë udhëtarët e huaj, përfshirë dhe ata shqiptarë. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, duke nisur nga data 14 shtator, të gjithë ata persona që duan të hyjnë, duhet të paraqesin:
Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;
Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR, nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë; Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;
Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen.
Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit. Ndërsa personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj), nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




