Një ditë pas plagosjes së dy vëllezërve Gruda në Shkodër, policia thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar.
Xhevahir Fikaj 47 vjeç u arrestua në orët e para të mëngjesit të së enjtes pas kontrollit të territorit dhe informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative.
Fikaj dyshohet si autori i plagosjes së vëllezërve Lad dhe Ilir Gruda në Fshat i Ri, Shkodër. I pari u plagos me sende të forta pas konfliktit fizik mes tyre.
Ndërsa vëllai i dytë, Ilir Gruda, u qëllua me armë nga autori i dyshuar, pasi konfliktit. Pas ngjarjes autori u arratis, ndërsa dy vëllezërit u transportuan në spital jashtë rrezikut për jetën.
Motiv i konfliktit dyshohet se ka qenë një tokë kufitare mes dy familjeve, ku vëllezërit po ndërtojnë një shtëpi. Të dy palët pretendojnë pronësinë mbi atë tokë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




