Ka ndodhur

Arrestohen 7 persona në Kryezi të Tiranës për kultivim kanabisi dhe armë pa leje

Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtatë persona, të cilët akuzohen për kultivim kanabisi në fshatin Kryezi. Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre personave janë gjetur dhe sekuestruar edhe armë zjarri dhe municione.

Në njoftimin e policisë jepen detajet për shtatë personat që kanë përfunduar në pranga: “U organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Lulzim Cullhaj, 55 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi.

Dashamir Hasanaj, 34 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.
Erdit Muça, 21 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Alfred Muça, 31 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Kadri Gjoshi, 32 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gert Gjoshi, 36 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Xhemal Hidri, 32 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, që u asgjësuan me djegie. Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm. Nga hetimet rezulton se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë