Një konflikt për motive pronësie, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në Shkodër. Dy vëllezër janë plagosur mëngjesin e të mërkurës pranë fshatit Mes, ku njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri, ndërsa tjetri është goditur me sende të forta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 9 e 15 minuta të paradites, teksa dy vëllezërit, Lad dhe Ilir Gruda janë përfshirë në një përplasje fizike me Xhevahir Fikajn, e që përfundoi në përdorimin e armës nga ky i fundit.
Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen është bërë një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe që është blerë më herët nga Xhevahir Fikaj.
Por dy vëllezërit Gruda pretendojnë se toka është e tyre dhe jo e personit që ia ka shitur Xhevairit, ndaj dhe kanë nisur të bëjnë rrethimin e saj.
Dy vëllezërit Gruda janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Shkodrës, ku morën ndihmë mjekësore dhe burimet policore thonë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shkodrës ka krehur zonën dhe po ushtron kontrolle, por deri më tani nuk ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




