Ka ndodhur

Ngjitej me motoçikletë buzë lumit Shushicë, humb jetën turisti britanik

Një turist anglez ka humbur jetën pasi u aksidentua me motor teksa po bënte hiking buzë lumit Shushicë në Vlorë. Policia thotë se viktima është 49-vjeçari me iniciale A.R., ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Armen të Selenicës.

Mësohet se 49-vjeçari ishte nisur nga Gjirokastra për të bërë hiking me motoçikletë dhe vijonte udhëtimin në fshatin Vllahinë të Vlorës.

Por si pasojë e terrenit të vështirë, ai humbi kontrollin mbi motomjetin e tipit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë