Ka ndodhur

Shkodër, gjenden dy predha në lumin Buna nga një grup italianësh

Dy predha të pashpërthyera janë zbuluar pranë lumit Buna në Shkodër. Predhat u gjetën nga një grup italianësh të cilët kanë qenë duke lundruar në ujët e lumit Buna.

Përmes pajisjeve magnetike që ata zotëronin, u zbuluan predhat e pashpërthyera. Ata njoftuan policinë e cila shkoi në vendngjarje dhe rrethoi menjëherë zonën. Pritet që ekspertët xhenierë të bëjnë të mundur largimin e predhave në mënyrë të sigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë