Disa vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë një zonë me pyje dhe shkurre në fshatrat Panaja dhe Bishan, në komunën Novoselë të Vlorës.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe rrezikon dhe personat që kalojnë në këtë zonë, pasi i është afruar shumë rrugës nacionale.
Si pasojë e zjarrit, rruga e vjetër Fier-Vlorë është bllokuar dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin autostradën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë dhe po punojnë për të vënë flakët në kontroll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




