Pesë persona janë vënë në pranga në Durrës në dy raste të goditjes së falsifikimit të rezultatit të tamponëve anti-Covid. Një nga rastet e mashtrimit kryhej në bashkëpunim mes agjencisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testeve dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi, kryhej nga vetë agjencia e udhëtimit.
Në pranga kanë rënë Violeta Begeja, 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë agjensisë së udhëtimit “IDA”, në lagjen nr.4., Durrës;
Albiona Cuka, 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”; Blerim Maloku, 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, Asllan Diva, 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë laboratorit “Medical Care Lami”, në lagjen nr.4, Durrës.
U shpall në kërkim policor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi Lutfi Lami, 52 vjeç, administrator i laboratorit “Medical Care Lami”.
Në rastin e dytë arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetësja Artiola Budani, 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale shtetësja Ornela Sallaku, 40 vjeçe, të 2 banuese në Durrës, të punësuara pranë agjensisë “Kristal Travel”, në lagjen nr.4, Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njesi kompjuterike të 2 agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




