Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare aktori i njohur francez, Jean-Paul Belmondo. Lajmi u konfirmua për mediat nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Jean-Paul Belmondo, aktori francez që fitoi famë ndërkombëtare në klasiken revolucionare të Jean-Luc Godard, Vala e Re pa frymë, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Ishte avokati i aktorit që konfirmoi lajmin për AFP.

Belmondo-i quajtur Bébel nga audienca franceze u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend në vitet ‘60 dhe ‘70, fytyra e tij e rrahur në kontrast me tiparet e gdhendura të rivalit të tij dhe dikur bashkëpunëtorit Alain Delon. Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kryesore e gjeneratës së shquar të filmave europianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe Pierrot le Fou-duke lënë një shenjë të pashlyeshme.

I lindur në vitin 1933 në periferi të Parisit, Neuilly-sur-Seine, i biri i skulptorit “pied-noir” Paul Belmondo, Belmondo ndoqi një sërë shkollash private elitare. Ai tregoi më shumë interes për sportin dhe nisi një karrierë të shkurtër boksi amator si adoleshent. Pasi u infektua nga tuberkulozi, ai aplikoi në Akademinë Elitare Kombëtare të Arteve Dramatike, duke fituar përfundimisht një vend në 1952.

Në vitin 1989, Belmondo u nderua me Çmimin ‘Cesar’ si aktori më i mirë në 1989 për filmin e Claude Lelouch “Një jetë nuk mjafton”. Ai pësoi një goditje në tru në vitin 2001 dhe u zhduk nga të gjitha paraqitjet publike për tetë vjet. Por me një vullnet të palëkundur ai u rikuperua, duke filluar një fazë të re të jetës, ndërkohë që në vitin 2011 iu akordua “Palma e Artë” për Arritje të Jetës në Kanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




