Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme pas një aksidenti në punë në Kavajë. Policia thotë se mëngjesin e së martës, rreth orës 08:30 është rrëzuar ndërsa punonte në një pallat në ndërtim, 55-vjeçari me iniciale P Gj.
Rënia ka rezultuar fatale për punëtorin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




