Ka ndodhur

Nën kërcënimin e armëve i marrin “Audin” të riut nga Kosova në aksin Milot-Rrëshen

Dy të rinj nga Kosova janë grabitur në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Ngjarja ka ndodhur mbrëjen e së dielës, ku disa persona të paidentifikuar kanë ndaluar një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga M.A., 21 vjeç me pasagjer F.M., 21 vjeç, duke iu marrë makinën dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar kanë qenë gjashtë persona me dy automjete, të cilët fillimisht kanë ndaluar të rinjtë kosovarë.

Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, ata i kanë marrë mjetin të zotit pavarësisht nga rezistenca. Viktima ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç.

Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur që të kapin apo identifikojnë autorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë