Një aksident ka ndodhur pasditen e të hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në fshatin Bishqem janë përplasur tre mjete, përkatësisht mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç dhe makina tjetër tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime dy pasagjerët e mjetit tip “Foristradë” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




