Pas katastrofës humanitarë në Afganistan, shumë vende europiane tashmë kanë filluar të përgatiten për ardhjen e qindra mijëra-ndoshta edhe miliona-refugjatë dhe emigrantë nga vendi i shkatërruar nga lufta.
Sipas Ministrit të Brendshëm gjerman Horst Seehofer, ky numër mund të arrijë në mbi në 5 milion refugjatë që do të nisen drejt Evropës në muajt e ardhshëm. Parashikimet kanë tronditur Greqinë fqinje, e cila e së bashku me Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ka të ngjarë ta gjejë vetën në ballë të kësaj krize. Rruga e refugjatë që përpiqen të arrijnë BE-në kalon tanimë nga Turqia, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi për të vazhduar më pas në Kroaci, Slloveni dhe vende të tjera të unionit. Kjo rrugë filloi të përdorej pasi rruga Turqi-Bullgari-Rumani-Hungari u mbyll.
Së fundmi, kryeministri grek, Qiriakos Mitsotaqis mësohet se ka një marrë një një raport, i cili paralajmëron se në kufijtë e Greqisë me Turqinë do të ketë shumë shpejt rreth 2 milion refugjatë afganë. Lajmin e bën me dije gazeta “TA NEA”, e cila thekson se raporti në fjalë parashikon rreth Krishlindjeve një shpërthim të fluksit të emigrantëve, duke parashikuar edhe incidente të me Turqinë në kufirin përgjatë lumit Evro.
Deri më tani, si Turqia, ashtu edhe Greqia, kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë të kthehen në depon e refugjatëve të Europës, si gjatë vitit 2015-2019, por sipas raportit, situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ministri grek i Emigracionit ka bërë thirrje për fortifikimin e kufijve të jashtëm të BE -së.
“Emigrantët (nga Afganistani) nuk duhet të lejohen të vijnë në Evropë. Kjo është arsyeja pse në këtë moment, mbrojtja e kufirit është kaq e rëndësishme. Është e rëndësishme për të parandaluar emigrantët ilegal dhe trafikimin e qenieve njerëzore”, deklaroi ministri së fundmi gjatë një fjalimi në parlament.

Sipas skenarit të mirë për Greqinë, ndërkohë që talebanët po konsolidohen në pushtet, rreth një milion refugjatë do të mbërrijnë me shpresën për të kaluar në Europë. Bëhet fjalë kryesisht për familje dhe individë që ose kanë bashkëpunuar me regjimin e mëparshëm ose kanë frikë se çfarë do të ndodhë në vend. Ndërsa skenari më i keq dyfishon numrin e refugjatëve që lëvizin nga Afganistani në perëndim, duke i çuar në dy milionë. Raporti përmend gjithashtu mundësinë e mbërritjes në Greqi e më pas në shtetet e BE të xhihadistëve të rrezikshëm, apo terroristëve të mundshëm, të cilët do të nxitojnë të përfitojnë nga kriza e re dhe fluksi i refugjatëve për të kaluar kufirin europian.
Shumë vende, disa prej të cilave ende po merren me pasojat e krizës së refugjatëve në 2015, tashmë e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë refugjatët afganë përmes kufijve të tyre. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, për shembull, është zotuar se vendi i tij nuk do të pranojë më refugjatë afganë, pasi pranoi mbi 40,000 emigrante në vitet e fundit.
“Unë jam kundër që ne tani të marrim më shumë njerëz. Kjo nuk do të ndodhë nën drejtimin tim. Pranimi i njerëzve që nuk mund të integrohen është një problem i madh për ne si vend, “tha ai.
Gjermania, e cila përballet me zgjedhjet federale në shtator, ka shprehur shqetësime të ngjashme. Paul Ziemiak, sekretar i përgjithshëm i partisë së CDU-së ka deklaruar se “2015-ta, kur Gjermania lejoi mbi një milion refugjatë në vend, nuk duhet të përsëritet. Ne nuk do të jemi në gjendje ta zgjidhim çështjen e Afganistanit me emigrimin në Gjermani”, është shprehur ai.

Greqia po asht ka bërë përpjekje të mëdha për të shmangur përsëritjen e krizës së refugjatëve në 2015. Vendi fqinj tashmë ka ngritur një gardh të gjatë 40 kilometra përgjatë kufirit të tij me Turqinë, si dhe ka blerë sisteme të avancuara të mbikëqyrjes, që kanë për qëllim të pengojnë refugjatët afganë të hyjnë në vendin.
Por Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Filippo Grandi u bëri bërë thirrje të hënën vendeve europianë të lënë kufijtë e tyre të hapur dhe të ofrojnë mbrojtje ndërkombëtare për ata që së shpejti do të kenë nevojë.
“Kur të përfundojë gjithçka, “shumica dërrmuese e afganëve, rreth 39 milion, do të mbeten brenda Afganistanit. Ata kanë nevojë për ne – qeveritë, humanitarët, qytetarët e zakonshëm” që të qëndrojmë me ta” tha ai. “Disa afganë do të kenë nevojë të kërkojnë në mënyrë të pashmangshme sigurinë përtej kufijve të vendit. Ata duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe kufijtë duhet të mbahen të hapur për ta për këtë qëllim … Ne nuk duhet të largohemi. Një krizë shumë më e madhe humanitare sapo ka filluar, “përfundoi Grandi.
Por Komisioneri europian i Emigracionit, greku Margaritis Schinas thotë se Europa duhet të sigurojë kufijtë.
“Është e vërtetë që ne tani jemi në një krizë të madhe, por BE nuk e shkaktoi situatën, megjithatë ne jemi thirrur edhe një herë të jemi pjesë e një zgjidhjeje”, tha komisioneri grek.
Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) ka thënë se të paktën 500,000 afganë pritet të largohen nga atdheu i tyre deri në fund të vitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




