Ka ndodhur

Rregullat e reja anti-covid çojnë në radhë kilometrike mes Kosovës dhe Shqipërisë

Vendosja e rregullave të reja anti-COVID ka krijuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rradha e automjeteve në Rrugën e Kombit, që ka shkuar në disa kilometra.

Sipas rregullave të reja, që nisën të aplikohen me datë 30 gusht çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të ketë një nga dëshmitë e mëposhtme:

  1. Certifikatë vaksinimi për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
  2. Test RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
  3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
  4. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Qeveria Kurti, e ndikuar nga rritja e infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19, vendosi të miratojë rregulla të reja për hyrje-daljet nga vendi.

Sipas raportimeve, në punë janë gjithsej 5 sportele, 4 për makinat e 1 për tonazhin e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë