Ka ndodhur

Vritet me armë zjarri 49-vjeçari në Tropojë, identifikohet autori

Një 49-vjeçar është vrarë me armë zjarr pasditen e të shtunës në Tropojë. Policia thotës e viktima është identifikuar si shtetasi Isat Goçaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerem.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes, shtetasin me iniciale A.I., 49 vjeç, banues në po të njëjtin fshat dhe po punon për kapjen e tij.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Tropojës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë