Ka ndodhur

Nga Kakavija drejt Greqisë me një pako heroinë në makinë

Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën Kufitare të Kakavijës pasi është kapur me 278 gramë heroinë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi S.Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Mësohet se i arrestuari po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” në drejtim të Greqisë. Ai është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, ku policia i ka gjetur të fshehur në makinë një pako me heroinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë