Një 26-vjeçar është arrestuar në Maliq, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij. Policia thotë se është prangosur R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë dhe po kërkohet D. M., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi këtyre shtetasve, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krehëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




