Ka ndodhur

Me shpejtësi të madhe dhe të dehur në timon, policia pezullon dhjetëra patenta

Gjatë dy netëve të fundit si rezultat i monitorimit me radarë në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, nga Policia Rrugore e kryeqytetit u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h.

Ndërsa nga monitorimi me dragera konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l. Si dhe drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 1.19 mg/l.

Përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h. Dhe 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.

Janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h.

Si dhe janë vendosur 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë