Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që Gjermania të ndryshojë qëndrimin për Shqipërinë duke e futur në listën e vendeve me rrezik të lartë nga sëmundja.
Ambasada në Tiranë ka njoftuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 5 shtator për shqiptarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë.
Tre janë kushtet për të udhëtuar; të jeni vaksinuar, dëshmi shërimi nga infeksioni ose e testi. Megjithatë, thotë ambasada gjermane, pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë.
Pas pesë ditësh, mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
"Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë: Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani. Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani", njofton ambasada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.