Analize

‘Delta’ godet Ballkanin, gati gjysma e të shtruarve në Maqedoninë e Veriut ndërrojnë jetë

Vala e re e pandemisë ka goditur Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet e rajonit po përballen me rritje të shpejtë të të infektuarve dhe shifra rekord viktimash, duke u detyruar të rikthejnë masat e kufizimit. Ajo që po alarmon qeveritë e rajonit është shkalla e lartë e vdekshmërisë të variantit Delta, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku gati gjysma e të shtruarve në spital po ndërrojnë jetë. Përveç Shqipërisë, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po regjistrojnë  prej më shumë  se jave më shumë se 20 viktima cdo ditë dhe mbi një mijë të infektuar. Shqipëria regjistroi në 24 orët e fundit 4 viktima dhe 853 raste me Covid-19, shifra që kanë ardhur duke u rritur.

Frika e përsëritjes se situatës alarmante nga pandemia në shkurt, ka bërë që vendet e Ballkanit të vendosin kufizime në kufi dhe të marrin masa paraprake. Të gjitha shtetet kanë rikthyer orën policore dhe kanë shtyrë fillimin e vitit shkollor me të paktën dy javë për shkak të variantit Delta, përveç Serbisë.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova gjithashtu kanë kufizuar hyrjen në baret dhe restorantet duke kërcuar certifikatën e vaksinimit.

Kosova është vendi më rritjen me alarmante të rasteve të reja, me më shumë se 1,000 të infektuar pothuajse cdo ditë në gusht, dhjetë herë më shumë se një muaj më parë. Ekspërtët thonë se kjo mund të ketë ardhur edhe për faktin se vetëm 18% e qytetarëve të saj janë të vaksinuar.

Në Kosovë, 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 brenda katër ditëve. Të hënën u shënuan 20 viktima, të martën 26, të mërkurën 22 dhe të enjten 32. Në këto katër ditë janë infektuar 5 mijë e 821 qytetarë me COVID-19. Kjo ka bërë që spitalet të tejmbushen me pacientë, teksa institucionet shëndetësore kanë ngritur alarmin për shtimin e kapaciteteve spitalore.

Situata paraqitet po aq alarmante në Maqedoninë e Veriut, ku 24 orët e fundit u shënuan 22 viktima dhe më shumë se 2 mijë rastë të reja. Vendi fqinj ka vaksinuar më shumë se 53 për qind e popullatës me së paku një doze të vaksinës. Ajo që shqetëson më shumë Shkupin është vdekshmëria e madhe, sidomos midis moshave të reja.

Vdekja nga COVID-19 e një 15-vjeçarjeje ka ngritur alarmin për numrin e lartë të shtruarve mes moshave të reja, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë vaksinuar. Në Shkupi kanë ndërruar jetë dy persona të moshës 21 dhe 22 vjeç, ndërsa në Kumanovë një person i moshës 23-vjeçare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, javët e fundit janë regjistruar të paktën tri vdekje të moshës 30-vjeçare.

Epidemiologu Nikolla Panovski ka ngritur alarmin për vdekshmërinë nga varianti Delta, duke thënë se rreth 44 për qind e atyre që shtrohen në spitale, nuk arrijnë t’i mbijetojnë koronavirusit.

“Tani, nëse kemi 1 mijë të shtruar në spital, 440 nuk do të kthehen në shtëpi. Kjo është një përqindje e frikshme dhe duhet të shohim se cila është arsyeja. Tani që e dimë që shkalla e vdekshmërisë është e lartë, qytetarët dhe qeveria duhet të sillen me më shumë përgjegjësi me masat. Kur këtu shkon në spital, jeni me një këmbë e gjysëm në varr. Këtë duhet ta dinë qytetarët në mënyrë që të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur dhe të vaksinohen”, ka deklaruar Panovski.

Ndërkohë, edhe në Serbi, numri i të infektuarve po rritet dita ditës. Ajo shënoi 15 viktima në 24 orët e fundit dhe 3.300 të infektuar. Autoritetet kanë filluar të administrojnë një dozë të tretë përforcuese për njerëzit që kishin marrë vaksinën të paktën gjashtë muaj më parë.

Epidemiologu Radmilo Petrovic thotë se rritja më e madhe e numrit të të infektuarve pritet në gjysmën e dytë të shtatorit. Megjithatë, Serbia, e cila ka 50% të popullsisë së vaksinuar plotësisht, nuk ka shtyrë hapjen e shkollave.

Edhe ajo po përballet me vdekshmëri të lartë mes moshave të reja. Në 24 orët e fundit  një 32-vjeçar serb vdiq nga koronavirusi pavarësisht vaksinimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë