Ka ndodhur

Përmet, nipi plagos aksidentalisht dajën me armë sportive

Nipi i mitur ka plagosur aksidentalisht dajën e tij me armë sportive në Përmet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së martë, 31gusht.

Policia bën të ditur se i mituri R.U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive dajën e tij shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë