Ka ndodhur

Durrës, kapet me pistoletë dhe dy palë pranga policie në banesë

Një 20-vjeçar, me iniciale K.Gj., është arrestuar në Durrës, pasi gjatë kontrollit të policisë i është gjetur në çantë një pistoletë.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 2 palë pranga hekuri si ato të policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë