Ka ndodhur

Video/ Operacion anti-drogë në Vlorë, asgjësohet kanabis dhe sekuestrohen armë zjarri

Në Vlorë, policia ka finalizuar operacionin “Bastrova”, duke arrestuar dy persona që akuzohen për kultivim të lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, policia ka përdorur dron për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, duke i kapur të dyshuarit në fushat me kanabis që kishin kultivuar. Parcela më kanabis u zbulua nga agjentët e antidrogës në terren në fshatin Bastrovë, ku janë asgjësuar rreth 160 kg bimë narkotike.

Ndërkohë, janë sekuestruar, një sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete.

Në pranga kanë rënë: Augest Lame, 28 vjeç, banues në fshatin Bestrovë dhe Detjan Selimaj, 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa, në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Çeplazet”, në fshatin Bestrovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë