Ka ndodhur

Sekuestrohet 1.2 kg kokainë në Sarandë, droga përpunohej në një garazh (Video)

Një operacion anti-drogë në Sarandë, është finalizuar me arrestimin 41-vjeçarit Romeo Laze, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim shtetasin B.Ç., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Në kuadër të operacionit “Çuka”, është sekuestruar 1.2 kg kokainë, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit.

Mësohet se ata kishin përshtatur një ambient (garazh) në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar për përpunimin e kokainës.

Po ashtu, janë sekuestruar 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë