Ka ndodhur

Video/ Fier, kishte fshehur automatikun në kofanon e makinës

Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi mbante armë zjarri pa leje në automjet. Policia thotë se arrestoi në flagrancë shtetasin Artur Muka (Plaku), 44 vjeç, banues në Fier.

Në lagjen “1 Maji”, gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen” në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti të fshehur në kofano të mjetit një armë zjarri automatik dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë