Ka ndodhur

Pogradec, 46-vjeçari tenton të përdhunojë një grua

Një 46-vjeçar nga Tirana, me inicialet G.O., është arrestuar mesditën e të enjtes nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një grua.

I ndaluari ishte shpallur në kërkim prej datës 9 korrik 2021, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçare pa pëlqimin e saj. Ndaj tij rëndon vepra penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë.

Në një rast tjetër, policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasen A.G., 16 vjeçe, banuese në Pogradec dhe filloi procedimin penal për një të mitur tjetër, pasi në lagjen nr. 1 të qytetit, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, këto shtetase kanë vjedhur në banesën e V.S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë