Ka ndodhur

Tentoi të kultivonte kanabis, në banesë i gjendet edhe një pistoletë

Policia ka vënë në pranga një person që tentoi të kultivonte bimë narkotikë kanabis sativa në fshatin Arrëz të Mirditës. I arrestuari është Nikoll Ndreca, sipas policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua 1 pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë