Ka ndodhur

Tiranë, 48-vjeçari kapet me pistoletë në lokal

Një 48-vjeçar, me iniciale F.P., është arrestuar, pasi është kapur me pistoletë në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B.Gj., 47 vjeç, pasi kishte dijeni për posedimin e armës së zjarrit, por nuk ka treguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë