Ka ndodhur

Aksident tragjik në Velipojë, humb jetën një 16-vjeçar

Një 16-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mëngjesin e të martës Velipojë të Shkodrës. Bëhet me dije se 16-vjeçari me inicialet O.T., po udhëtonte me një automjet bujqësor, teksa goditja nga pas nga një mjet tjetër ka qenë fatale për të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit (24 gusht) në afërsi të fshatit Trush. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë