Ka ndodhur

Laç, qëlloi me kallashnikov në mes të autostradës në dasmën e kushëririt

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim 21-vjeçari që qëlloi me kallashnikov në ajër nga makina e tij në ecje, gjatë një ceremonie dasme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe më pas e postoi videon në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Tafaj, i cili ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T, më datën 15.08.2021. Mësohet se policia ka sekuestruar  armën e zjarrit kallashnikov me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi M. T., 30 vjeç, banues në Fushë Gjormë, Kurbin, kushëriri i autorit të dyshuar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë