Ka ndodhur

Fundjavë tragjike në Spille dhe Velipojë, mbyten në det tre pushues

Dy pushues të moshuar janë mbytur paraditen e së dielës në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa viktimat janë dy të moshuar, nga Maqedonia e Veriut, të identifikuar nga policia si shtetasit, M.M., 79 vjeç dhe C.M., 78 vjeç. Dyshohet se pushuesit janë mbytur si pasojë e dallgëve të forta në det këtë të diel.

Viktimat nuk mundën të dilnin në breg dhe u nxorrën me ndihmën e pushuesve të tjerë, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Ndërkohë, në Velipojë është shënuar një tjetër viktimë nga mbytja në det këtë të shtunë. Policia informon se një 59-vjeçar nga Kosova, me iniciale H.H., është mbytur rreth orës 11:15. Nuk dihet nëse plazhi i Spillesë dhe i Velipojë kanë vrojtues plazhi, por në fakt deti ka qenë shumë i trazuar për shkak të dallgëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë