Ka ndodhur

U mbyt në Gjirin e Lalëzit, gjendet trupi i pajetë i të riut nga Tirana

Polumbarët gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë të një djali 22-vjeçar mëngjesin e kësaj të enjteje në ujërat e detit në Durrës.

I riu me iniciale A.S., nga qyteti i Tiranës, ndodhej në Gjirin e Lalzit kur dyshohet se u mbyt duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën.

Siç njoftoi policia, për shkak të detit të trazuar, varka u fundos dhe 22 vjeçari u mbyt, ndërsa  shoku i tij arriti të dalë me vështirësi në breg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë